Sauna është një metodologji tradicionale të popujve veriorë kryesisht me shumë cilësi terapike. U përdor për shëndet të mirë, stimulim, shërim dhe parandalim. Sot është gjerësisht e njohur nëpër botë me shumë forma, në sajë të larmisë së saj dhe te rezultateve të frytshme të saj. Konsiderohet forma më e fuqishme e banjës me avuj dhe specialistët besojnë se ka efekte shumë të mira. Në vijim referohet një kodifikim i thjeshtë dhe përmbledhës i tyre:
1. Detoksifikimi: Me energjinë termike shkaktohet djersitje, me pasojë eliminim e substancave të pavlefshme toksike dhe si përfundim detoksifikimin e lëkurës.
2. Shkrifërim: Energjia termike shkrifton muskujt dhe ul tension në trup.
3. Përmirësim i metabolizmit: Alternimi i menjëhershëm i të ftohtit – të ngrohtit shkakton ndryshime tek metabolizmi dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
4. Peeling: Me përmirësimin e qarkullimit dhe djersitjen, shkaktohet zgjerim i poreve të lëkurës dhe në vijim largim i qelizave të vdekura të pluhurit dhe i substancave kimike nga lëkura. Kjo ka si rezultat një epidermë elastike, të shkëlqyer dhe të lëmuar (me më pak rrudha)
5. Humbje në peshë: Djersitja dhe ndryshimi i metabolizmit, lypin konsumimin e sasive të mëdha të energjisë nga rezervat e trupit.
6. Dobësimi: Ndryshimi i metabolizmit shkakton lipolysis dhe eliminim përmes djersitjes.
7. Analgjezia: Rritja e qarkullimit të gjakut përmirëson oksigjenimin në zonat problematike, me rezultat lehtësimin e dhimbjeve dhe shkurtimin e kohës së terapisë.
8. Stimulim kardiak: Zemra ushtrohet me të njëjtën mënyrë si në një stërvitje me vrap 10 km.
9. Imunizim: Energjia termike dhe shtimi i metabolizmit neutralizon viruset.
PËRDORIMI I SAUNËS PËR REZULTATE MAKSIMALE
1. Duhet të përdoret 1-2 herë në javë, por jo më shumë.
2. Filloni me një dush të shkurtër të vakët (mund të mos lagni kokën)
3. Fshini mirë trupin.
4. Me t’u futur në sauna uluni në nivelin e fundit deri sa t’i përshtateni mjedisit. Mund të ngjiteni në një nivel më të lartë dhe të shtriheni.
5. Qëndroni në sauna për 8-10 minuta ose deri sa të djersijë i gjithë trupi.
6. Bëni menjëherë dush me ujë të ftohtë për 30 sekonda pothuajse.
7. Fshihuni mirë dhe shkrifërohuni për 10 – 15 minuta.
8. Futuni dhe përsëritni këtë proces edhe 2 herë të tjera.
Përdorimi i saunës nuk rekomandohet për personat me probleme kardiake, për ata që janë nën trajtim farmaceutik, për të plagosurit (në stadin akut ose nën akut) për personat me efekte anësore të banjës me avull, për gratë me barrë dhe për fëmijë të mitur të pashoqëruar.