Athanasios Ampatzoglou u lind në Thessaloniki më 1966 dhe është diplomuar në Institutin e Lartë Arsimor të Thessaloniki-t në vitin 1986.
Gjatë përvojës së tij shumëvjeçare ka bashkëpunuar me qendra spitalore dhe klinike, njësi të reaminacionit, azile, llixha, shoqata sportive.
Nga viti 1987 dhe për një periudhë 8-vjeçare funksionon dhe drejton me sukses seksione të Fizioterapisë, Hidroterapisë, Relaksimit, Fizkulturës, Sportit, Estetikës dhe Parukerisë në njësi të mëdha hotelerie të Halkidikisë (kryesore në Athos Palace, Pallini Beach), me një klientelë që i tejkalon të 5000 vetat. Që atëherë thirret dhe nga njësi të tjera të mëdha të Greqisë dhe jashtë shtetit, si konsulent në tema të zhvillimit dhe funksionimit të njësive të tilla.
Në vitin 1990 dhe për një 10-vjeçar jep mësime të fizioterapisë tek studentë të shkollave private (Rockmans USA College) në fushën e shëndetit (Fizikoterapi, Infermieri, Estetikë)
Paralelisht, në vitin 1900 themelon afër qendrës historike të Thessaloniki-t Laboratorin e Fizikoterapisë. Klientela e tij arrin 6000 veta me një varg rastesh dhe patologjish. Punëson një personel të kualifikuar dhe me përvojë, i gatshëm që të trajtojë çdo rast të veçantë. Është subvencionuar nga Bashkimi Evropian me programe të Antagonizmit, Zhvillimit Urban dhe Tregti Shërbime. Pajisjet e laboratorit përtërihen dhe modernizohen vazhdimisht duke siguruar armë të fuqishme mjekimi.
Nga viti 1997 deri në vitin 2010 ishte anëtar aktiv i ROTARY Club në kategorinë Profesione të Shëndetit. Gjatë periudhës 2000-2001 ishte kryetar i komisionit të prezantimeve. Nga viti 2001 dhe në vijim është anëtar i komisionit për tema të shëndetit dhe dhurimit të gjakut. Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ishte ndihmës arkëtar dhe anëtar i Këshillit Administrativ. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ishte arkëtar dhe anëtar i Këshillit Administrativ. Në vitin 2010 ishte ndihmës arkëtar dhe konsulent.
Shikoni referimin e revistës MEDICAL 100 në Laboratorin e Fizioterapisë së Athanasios Ampatzoglou