Nuk janë të pakta rastet kur m’u shtrua pyetja nëse jam “fizikoterapist” ose “fizioterapist” ose nëse “fizikoterapia” është e ndryshme nga “fizioterapia”. Përgjigja është se nocioni i fjalëve “fizikoterapia” dhe “fizioterapia” është i njëjtë, thjesht fjala “fizioterapia” përdoret për hir të shkurtesës. Fizikoterapia, për pasojë, siç duket nga vet fjala (Fiziko+terapia) quhet shkenca dhe teknika që të mjekosh me mjete fizike.
Zakonisht klienti është i siguruar nga entet siguruese. Në varësi të entit sigurues mund të ketë mbulim të plotë ose të pjesshëm shpenzimesh. Në rast se dikush ka dëshirë të ndjekë një program të plotë fizikoterapie, pa kontributin e entit sigurues, shpenzimet luhaten zakonisht në 300 euro për një program 10-ditor. Në krahasim me disa alternativa të tjera -si p.sh. ndërhyrja kirurgjikale- është pa dyshim shumë më ekonomike.
Koha e një seance luhatet në varësi të patologjisë, bashkëpunimit dhe sa mjete mjekimi lypsen. Seanca luhatet nga gjysmë ore deri në një orë, por në disa raste mund të tejkalojë edhe 90΄. Numri i seancave luhatet zakonisht nga 5 deri 15 dhe kjo varet kryesisht nga patologjia dhe mosha e pacientit. Në disa raste aplikohen dhe programe afatgjatë me seanca mujore.
Mjeku fizikoterapist ekzekuton programe terapike me qëllim parandalimin, përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjeve patologjike për të cilat është e domosdoshme fizikoterapia ose për njerëzit për të cilët u konstatua tregues ose epikrizë e njohur nga mjeku specialist. Për pasojë, predispozitë e domosdoshme është ekzistenca e treguesit dhe e epikrizës nga mjeku kompetent.
Objektivi ynë në shumicën e rasteve është terapia dhe rehabilitimi i disfunksionimeve motorike të cilat shfaqen herë me dhembje e herë me pamundësi lëvizjeje ose me të dyja bashkë. Përveç këtyre rasteve, mund të zbatohen metoda të mjekimit fizikoterapist me qëllim parandalimin ose madje dhe përmirësimin e imazhit të përgjithshëm. Më anë tjetër, një pjesë e madhe e klientëve, vuan nga patologji ose gjendje kronike dhe, për pasojë, preferojnë të ndjekin një ose dy herë në vit programe mjekimi të fizikoterapisë, me qëllim parandalimin dhe ruajtjen e imazhit të përgjithshëm klinik në nivele të kënaqshme. Në të njëjtën kohë, zbatimi i metodave të fizikoterapisë para operacionit ndihmon në evoluimin pas operacionit të pacientit sepse ai përballon më mirë vështirësitë eventuale motorike dhe për pasojë rikuperohet me ritme më të shpejta
Mund të themi se një specialist fizikoterapist duhet të ketë shprehi formale dhe thelbësore. Këto cilësi ekzistojnë bashkë dhe prania e tyre konsiderohet e domosdoshme. Shprehitë formale kanë lidhje me predispozitat që lypsen nga shteti për ushtrimin e profesionit. Ushtrimi i profesionit të tij është i parashikuar me ligj. Lypset të ketë një diplomë të një Instituti të Lartë Arsimor ose të shkollave të barasvlershme si dhe lejen e ushtrimit të profesionit që lëshohet nga Drejtoritë e Higjienës të Prefekturës. Për më tej, Ligji 775/70 që parashikon kryesisht profesionin e fizioterapisë dhe konkretisht neni 15 parashikon sanksione të rrepta për keqpërdorimin e profesionit. Është e njëjta gjë me keqpërdorimin e profesionit të mjekut.
Mjeku fizikoterapist ekzekuton programe fizikoterapike me qëllim parandalimin, përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjeve patologjike për të cilat është e domosdoshme fizikoterapia ose për njerëzit për të cilët u konstatuan tregues ose u që u diagnostikuan nga mjeku specialist. Cilësitë thelbësore që duhet të disponojë një mjek fizikoterapist përshkojnë marrëdhëniet e tij me pacientët, kolegët dhe bashkëpunëtorët.
Përpos kësaj, një mjek fizikoterapist i mirë duhet të jetë i informuar për metodat bashkëkohore të rehabilitimit përderisa shkenca e fizikoterapisë është një shkencë në evoluim të vijueshëm. Duhet të ofrojë shërbime pavarësisht nga kombësia, konceptet kulturore, përkatësia fetare, raca, ngjyra, bindjet politike, gjendja shoqërore ose ajo ekonomike. Në marrëdhëniet e tij duhet të respektojë parimin e konfidencialitetit duket ruajtur sekretin profesional. Të ruajë me pak fjalë Kodin e Kontaktit të Fizikoterapistëve.
Studimet neurologjike referojnë se nëse një goditje cerebrale përballohet me mjekim brenda tre orësh, atëherë mund të ketë më me pak pasoja në jetën e pacientit. Kuptohet, për pasojë, se sa i rëndësishëm është konstatimi i tij dhe natyrisht mjekimi i tij i menjëhershëm. Porse në disa raste simptomat e sëmundjes janë të vështira për t’u konstatuar nga vet pacienti. Kjo mund të rezultojë katastrofale ose fatale për jetën e pacientit. Cerebri mund të dëmtohet rëndë me dëmtime të ndryshme tek pacienti. Një mënyrë efikase e konstatimit të episodit cerebral nga një jo specialist është përpjekja e ekzekutimit të veprimeve të mëposhtme nga pacienti:
1. I kërkoni të verë buzën në gaz!
2. I kërkoni të kompletojë një frazë!
3. I kërkoni të ngrejë në të njëjtën kohë duart e tij me bërrylat e tendosur.
4. I kërkoni të nxjerrë gjuhën përjashta! Nëse gjuha anohet nga njëra anë është një tregues.
Në rast se pacienti nuk mund të ekzekutojë drejt disa nga veprimet e mësipërme, është tregues i episodit cerebral dhe lypset që të trajtohet menjëherë nga ana mjekësore. Kërkoni menjëherë ndihmë dhe i përshkruani specialistit pikat që keni konstatuar. Kujdesi i menjëhershëm për të sëmurin do të minimizojë ose do të neutralizojë pasojat e episodit cerebral.
Sauna është një metodologji tradicionale të popujve veriorë kryesisht me shumë cilësi terapike. U përdor për shëndet të mirë, stimulim, shërim dhe parandalim. Sot është gjerësisht e njohur nëpër botë me shumë forma, në sajë të larmisë së saj dhe te rezultateve të frytshme të saj. Konsiderohet forma më e fuqishme e banjës me avuj dhe specialistët besojnë se ka efekte shumë të mira. Në vijim referohet një kodifikim i thjeshtë dhe përmbledhës i tyre:
1. Detoksifikimi: Me energjinë termike shkaktohet djersitje, me pasojë eliminim e substancave të pavlefshme toksike dhe si përfundim detoksifikimin e lëkurës.
2. Shkrifërim: Energjia termike shkrifton muskujt dhe ul tension në trup.
3. Përmirësim i metabolizmit: Alternimi i menjëhershëm i të ftohtit – të ngrohtit shkakton ndryshime tek metabolizmi dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
4. Peeling: Me përmirësimin e qarkullimit dhe djersitjen, shkaktohet zgjerim i poreve të lëkurës dhe në vijim largim i qelizave të vdekura të pluhurit dhe i substancave kimike nga lëkura. Kjo ka si rezultat një epidermë elastike, të shkëlqyer dhe të lëmuar (me më pak rrudha)
5. Humbje në peshë: Djersitja dhe ndryshimi i metabolizmit, lypin konsumimin e sasive të mëdha të energjisë nga rezervat e trupit.
6. Dobësimi: Ndryshimi i metabolizmit shkakton lipolysis dhe eliminim përmes djersitjes.
7. Analgjezia: Rritja e qarkullimit të gjakut përmirëson oksigjenimin në zonat problematike, me rezultat lehtësimin e dhimbjeve dhe shkurtimin e kohës së terapisë.
8. Stimulim kardiak: Zemra ushtrohet me të njëjtën mënyrë si në një stërvitje me vrap 10 km.
9. Imunizim: Energjia termike dhe shtimi i metabolizmit neutralizon viruset.
PËRDORIMI I SAUNËS PËR REZULTATE MAKSIMALE
1. Duhet të përdoret 1-2 herë në javë, por jo më shumë.
2. Filloni me një dush të shkurtër të vakët (mund të mos lagni kokën)
3. Fshini mirë trupin.
4. Me t’u futur në sauna uluni në nivelin e fundit deri sa t’i përshtateni mjedisit. Mund të ngjiteni në një nivel më të lartë dhe të shtriheni.
5. Qëndroni në sauna për 8-10 minuta ose deri sa të djersijë i gjithë trupi.
6. Bëni menjëherë dush me ujë të ftohtë për 30 sekonda pothuajse.
7. Fshihuni mirë dhe shkrifërohuni për 10 – 15 minuta.
8. Futuni dhe përsëritni këtë proces edhe 2 herë të tjera.
Përdorimi i saunës nuk rekomandohet për personat me probleme kardiake, për ata që janë nën trajtim farmaceutik, për të plagosurit (në stadin akut ose nën akut) për personat me efekte anësore të banjës me avull, për gratë me barrë dhe për fëmijë të mitur të pashoqëruar.
Sigurisht, është e vështirë që të ushtrosh profesionin e fizikoterapistit. Vështirësitë burojnë më së pari nga natyra e profesionit. Vetëm fakti se kemi të bëjmë me sektorin e shëndetit, mjafton që të marrim me mend se sa me përgjegjësi është profesioni që ushtrojmë. Merremi me rehabilitimin e të sëmurëve dhe ankthi ynë është bashkudhëtar i përditshëm i punës sonë.
Çdo organizëm ka veçanësitë e veta në mënyrë që të jetë unik. Kjo ka si pasojë që programet mjekësore t’u përshtaten rasteve të veçanta. Për më tej, dy veta që kanë cilësi të përbashkëta (gjinia, mosha, pesha, lartësia etj.), të njëjtën patologji dhe imazh klinik, reagojnë ndryshe ndaj programit të terapisë. Duhet të ndjekim në vijueshmëri evoluimin e të sëmurit, të kërkojmë metrologjinë më të mirë dhe të preokupohemi për reagimin ndaj metodave kuruese.
Në shumë raste lypset të improvizojmë mënyra që programi të behët sa më funksional, ose të gjejmë mënyra që të zgjojmë interesin e ndonjë të moshuari ose të stimulojmë kureshtinë e ndonjë fëmije në mënyrë që të marrë pjesë në program. Çka është më e rëndësishme që të bëjmë, është përafrimi shpirtëror i pacientit ose stimulimin psikologjik i tij si dhe suportimi në çdo përpjekje që bën. Ka shumë rëndësi kontakti shpirtëror me pacientin dhe kjo presupozon aftësi dhe talent në qasjen psikologjike. Por, në të njëjtën kohë, kjo i shkakton edhe ngarkesë shpirtërore fizikoterapistit sepse kontaktet e njëpasnjëshme me karaktere dhe temperamente të ndryshme dhe mos shprehja e vazhdueshme e ndjenjave të tij personale, shpesh i shkakton atij ngarkesë psikologjike.
Trajtimi fizikoterapik aplikohet me përshtatje të pjesshme në çdo patologji dhe në çdo rast të veçantë. Rasti i shtatzënisë lyp kujdes të veçantë dhe gruaja shtatzëne duhet të informojë respektivisht fizikoterapistin e saj. Në të njëjtën kohë edhe fizikoterapisti e ka për detyrë që gjatë kohës së marrjes së anamnezës të pyesë nëse gruaja është shtatzëne, si dhe të marrë miratimin e mjekut gjinekolog që ndjek shtatzëninë. Sigurisht, ka programe që mund të aplikohen me siguri në raste të tilla me rezultate të kënaqshme. Një shembull është masazhi i cili me programe speciale mund të aplikohet deri në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Koha e një seance luhatet në varësi të patologjisë, bashkëpunimit si dhe mjeteve të mjekimit që lypsen. Seanca zgjat nga gjysmë ore deri në një orë, por në disa raste mund të tejkalojë edhe 90΄. Numri i seancave luhatet, zakonisht aplikohen 5 deri 15 seanca dhe kjo varet kryesisht nga patologjia dhe mosha e pacientit. Në disa raste aplikohen dhe programe afatgjatë me seanca mujore.
Mjekimi i dekompresimit të shtyllës kurrizore është një metodë bashkëkohore e cila ka evoluar kohët e fundit. Patologjitë ku mund të aplikohet kjo metodë janë:
- Rruazat e degjeneruara
- Bulging disc ose Annular Bulging
- Hernie diskale intervertebrale
- Rruaza të holluara
- Sipërfaqe të degjeneruara të artikulacioneve
- Lumbago (dhimbje e shpinës), dhimbja e qafës, dhimbje të nervit shiatik
Në të gjitha patologjitë e mësipërme që janë shumë ordinere për shkak të mënyrave bashkëkohorë të jetesës, ofron rezultate imediate dhe në shumë raste parandalon ndërhyrjet kirurgjikale.
Objektivat e kësaj terapie janë rritja e hapësirës dhe ulja e trysnisë të disqeve intervertebrale Përmes këtij procesi arrihet përmirësimi i ushqyerjes dhe oksigjenimit të zonës. Ulja e trysnisë mbi rrënjët e nervave, rezorpsioni i hernies diskale në brendësi të unazës fibroze të diskut, përmirësimi i mobilitetit dhe, së fundmi lehtësimi i dhimbjes. Ndihmesa e terapisë është shumë e rëndësishme, sepse patologjitë e shtyllës kurrizore me periodizim të madh, janë kronike dhe shkaqet e tyre pezullojnë mekanizimin e shërimit të organizmit. Dekompresimi i shtyllës kurrizore jep rezultate imediate dhe në shumë raste ndihmon në parandalimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.
- Shmangni qëndrimet në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë p.sh. gjatë drejtimit të automjeteve.
- Shmangni lëvizet e befta, si p.sh përkulja, kthimi ose zgjatjet për të kapur diçka. Shmangni sidomos lëvizjet e ndërlikuara (përkuljet me kthime ose tendosje me kthime) kur lëvizni ose vendosni objekte.
- Për ato veprime që lypset përkulja e trupit përpara (p.sh, shtrimi i krevatit) mbështetuni diku me një dorë ose mbështetni këmbën në një stol të vogël, në mënyrë që mesi të mos rëndohet me të gjithë peshën. Thyeni gjurin për të mos thyer mesin.
- Shmangni qëndrimin në rryma ajri. Favorizojnë fillimin e kontraktimeve të muskujve (ngrirje).
- Rekomandohen veprimtari sportive si noti dhe ushtrime gjimnastikore në dysheme Ushtrimet forcojnë muskujt e shpinës dhe të barkut. Mos bëni ushtrime kur keni dhimbje. (Për të parë ushtrime vizitoni faqen e internetit https://www.youtube.com/watch?v=bGbcp1qzgFo).
- Bëni kujdes që të flini ne dyshek të përshtatshëm në mënyrë që trupi të mbështetet në mënyrë uniforme dhe relaksuese.
- Vishni këpucë të buta dhe të ulëta, me shollë llastiku (si këpucët atletike).
- Në rast se drejtoni çdo lloj automjeti, sigurohuni që amortizatorët e tij të jenë në gjendje të mirë dhe trupi gjatë drejtimit të ketë pozicion komod. Mund të përdorini dhe jastëk për të mbështetur legenin dhe mesin tuaj.
- Në rast lumbagos (LBP), për shkak të shtatzënisë, mund të jetë i vlefshëm qëndrimi në krevat në pozicion relaksues për një periudhë kohe.
- Ruajtja e një peshe trupore ideale ose humbja e peshës së tepruar janë faktorë të domosdoshëm për parandalimin e lumbagos.
- Kur rrini ulur, duhet që shpina të mbështetet në të gjithë sipërfaqen e saj në mënyrë që muskujt të jenë të shkrifët. Për ketë qëllim mund të përdorini një jastëk të vogël.
- Respektoni me rigorozitet mënyrën e saktë të ngritjes së peshave (duke marrë shembull nga pozicioni i trupit të peshëngritësit).
- Duhet të përdorim këmbët dhe duart dhe jo shpinën për ngritjen e ngarkesave.
- Hidhni supet prapa, mos thyeni mesin, thyeni gjunjët me një përkulje të lehtë të të gjithë trupit para. Mbani ngarkesën sa më shumë që të jetë e mundur pranë gjoksit tuaj dhe ne vazhdim drejtoni këmbët për të ngritur peshat, dhe ndërkohë mbani në pozicion të drejtë shpinën tuaj.
- Shpina dhe qafa duhet të jenë në një vijë të drejtë.
- Këmbët duhet të jenë paksa të hapura në mënyrë që të ketë distancë midis shputave për të ruajtur ekuilibrin.
- Ngarkesa duhet të jetë afër trupit.