HISTORIKU
Në përpjekjen për të adresuar nevojat shkencore për një aplikim më efektiv të trajtimit me fizioterapi, por edhe nevojat e klientëve për rikuperim më të shpejtë dhe më të mirë, LABORATORI I FIZITERAPISË PHYSIASIS është protagonist.
Ai u themelua nga Athanasios Ambatzoglou në vitin 1990 dhe ndodhet pranë qendrës historike të Selanikut, në kryqëzimin e rrugëve Kassandrou 107 dhe Agia Sofia.
U krijua si zhvillimi biznesi i departamenteve të mirëqënies dhe rehabilitimit që ai kishte themeluar dhe menaxhuar me sukses që nga viti 1988, në hotelet ATHOS PALACE dhe PALLINI BEACH në Kallithea, Halkidiki.
Laboratori i Fizioterapisë PHYSIASIS, duke patur që në vitet e para të funksionimit të tij, pajisje të larta dhe duke aplikuar standarde të qendrave të mëdha të fizioterapisë jashtë vendit, u ngrit shpejt dhe u shndërrua në një nga qendrat kryesore rehabilituese në qytetin tonë.
Κa kontraktuar dhe bashkëpunuar që në fillimet e veta, pothuajse me të gjitha Fondet e mëdha të Sigurimeve të Sektorit Publik dhe Privat, si dhe Grupet e mëdha të Kujdesit Shëndetësor, madje është njohur dhe ftuar për të bashkëpunuar ekskluzivisht me disa prej tyre (BIOMEDICAL, FONEMED).
Ka bashkëpunuar me shumë sportistë dhe ekipe sportive në sporte të ndryshme, me profesionistë dhe amatorë, sportistë aktivë e veteranë.
Ka ndihmuar sportistët më të mirë të ekipeve kombëtare (jo vetëm greke), edhe sportistë që nderuan vendin tonë me stemën kombëtare, si fitues të lojërave olimpike, fitues të lojërave botërore dhe mbarëevropiane, mesdhetare , ballkanase dhe kampionët tanë.
U njoh dhe bashkëpunoi me sukses me Ambasadat dhe Autoritetet Konsullore, qoftë duke marrë përsipër persona të akredituar zyrtarisht që kishin nevojë për një program trajtimi ose duke marrë përsipër viktima të luftës të plagosur rëndë, të cilët kishin nevojë për pajisje dhe përvojë speciale.